Pse vendosin klientët tanë për të bashkëpunuar me ne për
zhvillimin e nje softveri sipas nevojave individuale që pasqyron
aktivitetet ndërmarrëse në mënyrë ideale?
Seleksionimi dhe kualifikimi
Bashkëpunëtorët tanë vijnë nga lëmenjtë
interdisiplinorë të njohur per inovacion dhe kreativitet, me përgatitje
tė lartë profesionale (informatikë, informatikë ekonomike të
diplomuar në Gjermani), duke mbuluar kështu nje spektër të gjerë të
njohurive, të nevojshme për optimimin e proceseve në ndërmarrje dhe
aplikimin e teknologjive të larta në fushën e informatikës dhe në
dimensionet e poshtëshënuara:
Metodika:
Për të realizuar sukseshëm një projekt është vendimtare të
zotërohen mirë metodat më të
përshtatshme për tëtë gjë.
Standardet e përbashkëta mundësojnë një kualitet të lartë në procesin e punës,
pavarësisht nga projekti.
Njohurite profesionale:Zbatimi
eficient i veglave të zgjedhura për projektin përkatës bazohet në
njohjen e thellë profesionale, të cilën e zgjerojmë me anë të
shkollimit dhe certifikimit të vazhdueshëm. Bazë themelore është
studimi i informatikës.
Personaliteti: Për realizim të idesë suaj ose për zgjedhje
të problemeve keni nevojë për një partner me angazhim të madh dhe
profesional. Për ta përballuar këtë është me rëndësi optimalizimi
ekonomik, organizues, teknik dhe ai i personelit.
Për këtë ne ofrojmë përkrahjen tonë.